Kuzhina
është zemra e shtëpisë

Receta e gjyshes është një shije e traditës, një copë nostalgjie dhe shumë dashuri.
Me produktet e gjyshes, çdokush mund të jetë ekspert i kuzhinës.  Në kopshtin e traditës,
ne korrim jo vetëm shije të shijshme, por farat e një jete të shëndetshme dhe të gjallë.

Receta e gjyshes është një shije e traditës, një copë nostalgjie dhe shumë dashuri.
Me produktet e gjyshes, çdokush mund të jetë ekspert i kuzhinës.  Në kopshtin e traditës,
ne korrim jo vetëm shije të shijshme, por farat e një jete të shëndetshme dhe të gjallë.

Puna duhet të kryhet dje. As sot e as nesër.

Puna duhet të kryhet dje. As sot e as nesër.

Tradita dhe moderniteti

Ne e mbushim çdo kavanoz me shumë dashuri dhe njohuri të gjysheve tona, duke i dhënë
një prekje moderne. Ne kujdesemi për traditat, duke parë edhe të ardhmen, dhe për këtë arsye përgatisim vetëm ushqime krejtësisht natyrale siç përgatitnin gjyshet tona, për një jetë të shëndetshme dhe të gjatë. Puna e palodhshme e fermerëve tanë, përkushtimi i tyre për prodhimin e frutave dhe perimeve cilësore,
i bëjnë produktet tona të veçanta.

Frutat dhe perimet e zgjedhura

Frutat dhe perimet nga të cilat prodhohen produktet
e recetës së gjyshes janë vendore, ku toka pjellore, lagështia e mjaftueshme dhe kushtet e favorshme klimatike janë një bazë e mirë për produkte me cilësi të lartë. Natyra bën pjesën më të madhe të punës dhe na takon ne t’i përpunojmë ato me cilësi dhe t’i paketojmë në shishe dhe kavanoza.

Paketim qelqi

Qelqi, si një material neutral, mbron përmbajtjen e vlefshme dhe ruan shijen origjinale dhe unike të produktit. Meqenëse qelqi nuk lëshon substanca të dëmshme, përmbajtja e ushqimit mbetet e freskët dhe e mbrojtur në një formë të pandryshuar. Vitaminat, aroma dhe shija nuk humbasin nga ushqimi. Qelqi është një material plotësisht i riciklueshëm dhe mund të ripërdoret pa humbur cilësinë e tij.

Një vend ku perfeksioni
i shijes rritet

Frutat dhe perimet tona rriten në natyrë të padëmtuar. Në një vend ekologjik, ku mbushim mushkëritë me ajër të pastër, ku malet tona janë të mbuluara me pasurinë e shijeve, i vendosim në kavanozët tanë. Fushat e bollshme dhe vargjet e pafundme të pemishteve japin fruta të cilat falë duarve të kujdesshme të njerëzve të komunitetit vendas, të cilët njohin sekretin mes traditës dhe mënyrës moderne të jetesës, ruajnë freskinë dhe plotësinë e lëndës së parë.

Prezenca në treg

Eksporti ynë i parë ishte në shtator 2011, vetëm pak muaj pasi filluam shitjen e produkteve tona. Në këtë hark kohor shumë të shkurtër, ne kemi arritur të shesim produktet tona në këto shtete: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Kroaci, Zvicër, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Rumani, Greqi, Suedi, Finlandë, Belgjikë, Holandë, SHBA.

Le të bëjmë një ndryshim, së bashku

Le të bëjmë një ndryshim, së bashku

Na ndiqni për frymëzim të përditshëm, motivim
dhe hyni në botën tonë.

Go to top